Shkëmbimet evropiane të aksioneve, në prag të rënies shumë të fortë në sheshet aziatike, kanë filluar të regjistrojnë një rënie të madhe gjatë seancës më të fundit të mbushur me tension të lartë, pas zbritjes drastike prej 30 për qind të naftës, pas mungesës konkrete të OPEC+ dhe frikës për përhapjen gjithnjë e më të gjerë të Coronavirusit, i cili bëri të domosdoshme masat drastike të nisura nga disa vende.
Të gjitha bursat evropiane kanë regjistruar një rënie masive gjatë seancave të fundit si ajo e Milanos, Londrës dhe Frankfurtit me më shumë se 8 për qind.
Duhet të theksohet se rendimenti 10-vjeçar në Thesarin amerikan ka rënë përkohësisht nën 0.5 për qind, duke regjistruar rënien më të fortë që nga viti 1991.
Tregjet e kapitalit janë kthyer nga një javë jashtëzakonisht e paqëndrueshme e cila ka parë indekset “peng” të urdhrave të shitjeve për shkak të frikës për përhapjen botërore të Coronavirusit.
Infektimet jashtë Kinës vazhdojnë të rriten në mënyrë eksponenciale dhe qeveritë kanë nisur plane emergjente për të përmbajtur përhapjen e sëmundjes.
Mot me diell e vranësira të mërkurën, pasdite reshje shiu
Kurti me akuza të rënda për opozitën: Zanatin e kanë të vjet...
Pacolli: Mungesa e konsensusit politik po e çon vendin drejt...
Deputetët dështojnë të zgjedhin presidentin e ri, Kuvendi sh...
Kosova në zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare
Kurti: Pas një qeverisje 5-vjeçare është rritur mbështetja p...