Bursat amerikane kanë përjetuar një nga rëniet më të këqija në dhjetë vjet pasi tensionet tregtare me Kinën, rritjet e normave të interesit si dhe mbyllja e përkohshme e qeverisë federale ka tronditur tregjet.
Të tria indekset u mbyllën me humbje, kompania Nasdaq e fokusuar në teknologji arriti në 20% që kur arriti majat, duke u vendosur në të ashtuquajturin territori i “tregut të ariut”, transmeton portali arbresh.info.
Mesatarja industriale e Dow Jones shënoi rënien më të madhe javore në përqindje që nga viti 2008. S & P 500 ra 7% për javën.
Kjo është rënia më e madhe në përqindje javore që nga gushti i vitit 2011, ndërkohë që rënia e 8.36% e Nasdaq është më e theksuara që nga nëntori i vitit 2008.
Dow Jones ra 6.8% gjatë javës.
Pas viteve të fitimeve, investitorët amerikanë po ikin nga stoqet, të shqetësuar për një sërë faktorësh që mund të godasin fitimet e korporatave, duke përfshirë ngadalësimin e rritjes ekonomike brenda dhe jashtë vendit.
Më parë këtë javë, Rezerva Federale e SHBA ngriti normën e interesit dhe sinjalizoi se do të vazhdojë të rritet vitin e ardhshëm, megjithëse me një ritëm më të ngadaltë./Arbresh.info/
Vdekja e punëtorit në vendin e punës në Gjakovë, arrestohet ...
Policia po i heton dy raste të vdekjeve, një në Prizren e nj...
U tha se Italia do ta zëvendësojë Iranin në Kupën e Botës – ...
Tërmeti me magnitudë 5.7 godet Greqinë
Publikohen çmimet e derivateve për sot, nafta një cent më li...
Nisin homazhet në nderim të akademikut Rexhep Qosja