Numri i të vdekurve në shpërthimin që ndodhi të premten në mëngjes në trenin që transportonte gaz natyror në verilindje të Bullgarisë është rritur në pesë, raporton Anadolu Agency (AA).
Mediat lokale raportojnë se shpërthimi ka ndodhur në fshatin Hitrino në veriperëndim të vendit dhe se jetën e kanë humbur pesë persona, ndërsa të paktën 23 janë plagosur.
Treni i përkiste një kompanie private, kurse si pasojë e shpërthimit nga binarët kanë dalë shtatë vagonë. Shpërthimi shkaktoi dëme në më shumë se 20 njësi banimi, dhe u evakuuan banorët e shtëpive që ishin në afërsi të shpërthimit.
Nga Departamenti i zjarrfikësve kanë deklaruar se në vendin e shpërthimit janë dërguar më shumë se 100 makina zjarrfikëse.
Treni po udhëtonte nga porti bullgar Burgas në Detin e Zi deri në qytetin Ruse.
Barcelona i ofrohet kontratë të re yllit të skuadrës
Komuna e Obiliqit ashpërson masat ndaj ndotjes, gjoba deri n...
“Kam dalë femër e fëlliqur”, Alba nuk i ndal lotët
Bayern Munich vendos për të ardhmen e Harry Kane
‘Luftëtar i vërtetë’ – Asencio po luan për...
Radoniqi pret shefin e OSBE-së, flasin për përfundimin e rin...