Më 20 dhe 21 qershor në Bruksel do të mbahet Samiti i Liderëve të Bashkimit Evropian (BE), me pjesëmarrjen e krerëve të shteteve dhe qeverive të 28 vendeve anëtare, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas programit të samitit, ndër temat që do të diskutojnë udhëheqësit e vendeve anëtare janë përcaktimi i shefave të rinj të institucioneve të BE-së, Agjenda Strategjike e BE-së për periudhën 2019-2024, Korniza Financiare Shumëvjeçare për periudhën 2021-2027, si dhe procesi i largimit të Britanisë nga blloku (Brexit).
Në aspektin e politikës së jashtme, udhëheqësit do të diskutojnë zhvillimet në lindje të Ukrainës dhe në Detin Azov dhe vazhdimin e sanksioneve ekonomike kundër Rusisë.
Përveç kësaj, në samit do të diskutohen edhe aktivitetet e Turqisë të shpimit dhe kërkimit të gazit në Mesdheun Lindor.
Ndërkaq, në ditën e dytë të samitit do të mbahet takimi i Eurogrupit.
Leverkusen-Bayern, s’ka fitues në derbin gjerman
Irani njofton lëshime të reja raketash kundër Izraelit
Komandanti i KFOR-it takohet me gjeneralin e forcave të arma...
Habermas mbështeti bombardimet e NATO-s ndaj Serbisë
Trumpi thotë se SHBA-ja do ta hapë Ngushticën e Hormuzit me ...
Rihapet pikëkalimi kufitar në Jarinjë