Britania e Madhe ka kërkuar nga të gjitha palët që të tregojnë përmbajtje pasi Shtetet e Bashkuara të Amerikës vranë komandantin ushtarak Iranian Qassem Soleimani gjatë një sulmi ajror.
Britania ka theksuar se aleati i saj më i afërt ka të drejtë të mbrohet kundër një kërcënimi të afërt, shkruan “Reuters”, transmeton portal arbresh.info

Ministri i Mbrojtjes në Britani të Madhe, Ben Wallance, përmes një deklarate tha se ai ka biseduar me homologun e tij amerikan Mark Esper, kur ndër të tjera është biseduar edhe për ‘nxitjen e të gjitha palëve që të angazhohen rreth situatës’.
“Sipas ligjit ndërkombëtar, Shtetet e Bashkuara kanë të drejtë të mbrohen kundër atyre që paraqesin një kërcënim të menjëhershëm për qytetarët e tyre,” shtoi ai./arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...