Mbretëria e Bashkuar ka regjistruar më shumë se 12,000 raste të reja të koronavirusit për herë të parë që nga fillimi i testimeve masive.
Më saktësisht, gjatë 24 orëve të kaluara në këtë shtet u regjistruan 12,872 raste të reja të personave të infektuar dhe 49 persona vdiqën brenda 28 ditëve të infektimit, shkruan BBC, transmeton Gazeta Express.
Rritja e numrit ditor të rasteve ishte e dukshme nga e hëna, kur u shënuan 4,044 raste, në të martën, kur u regjistruan 7,143 raste.
Shifrat e së shtunës e çojnë në 480,017 numrin e përgjithshëm të personave të infektuar në Britani, që është një ndër më të lartit në Evropë.
Ditëve të fundit, me rritje të numrit të rasteve po përballen edhe vendet tjera evropiane. Në të njëjtën ditë, në Francë u shënua rekord prej 16,972 rasteve për 24 orë.
Policia ndëshkon shoferin në Prishtinë për shpejtësi, 400 eu...
FSK ndez flakadanin në kazermën “Adem Jashari” në përmbyllje...
Amerika fillon të përdorë bazat britanike për operacione kun...
Kurti: Arsimi në shqip ka qenë gjithmonë akt përkushtimi dhe...
Kosova fiton ndaj Kroacisë
SPAK-u godet grupin kriminal në Vlorë, porositën dy vrasje d...