Sekretarja e Jashtme e Mbretërisë së Bashkuar, Liz Truss e ka cilësuar dërgesën e parë të drithit nga porti ukrainas i Odesa-s një “hap të parë të rëndësishëm” dhe i bëri thirrje Moskës që të mos i armatizojë furnizimet globale ushqimore.
“Këto anije duhet të kenë kalim të sigurt. Nuk duhet të përsëritet bombardimi i portit të Odesës nga Rusia”, tha Liz Truss në një postim në Twitter.
“E vetmja mënyrë sesi Putin mund të zbusë vërtet krizën globale të sigurisë ushqimore që ai ka krijuar është duke i dhënë fund pushtimit të tij brutal të Ukrainës”, shtoi ajo. /arbresh.info/
lexo edhe:
Spektakël mes Parisit e Bayernit pas pjesës së parë, pesë go...
PSG merr epërsinë ndaj Bayernit
Begaj në Kroaci: Ballkani Perëndimor nuk është më periferi, ...
Magyar fton Zelenskyy për takim për marrëdhëniet Hungari–Ukr...
PSG barazon shpejtë, realizon Khvicha Kvarastkhelia
Rama: Kosova nuk i përket LVV-së, Kurtit apo një narrative t...