Britania e Madhe pritet të goditet nga një tjetër stuhi dëbore sot pasi temperaturat janë nën zero në të gjithë vendin, duke shkaktuar kaos në udhëtime. Në të njëjtën kohë, drejtuesit e mjeteve janë paralajmëruar nga autoritetet që të udhëtojnë vetëm nëse është nevojshme.
Siç raporton Daily Mail, si pasojë e motit të ftohtë janë regjistruar më shumë se 100 aksidente rrugore në vetëm pak orë.
Met Office ka lëshuar paralajmërime për probleme në Anglinë Jugore , pjesë të Uellsit Veriperëndimor dhe Verior , Irlandën Veriore dhe pjesë të mëdha të Skocisë Veriore ndërsa temperatura do të arrijë deri në -11C.
Zonat përfshirë Yorkshire, Northumberland dhe Skocinë Veriore u zgjuan nga bora dhe ngrica të martën në mëngjes, me motin e ftohtë që do të vazhdojë gjatë gjithë javës. /arbresh.info/
Alarmon avokati i popullit në Shqipëri: Të mbyllen 5 burgje,...
Hoxha: Avancim i projekteve ndërkufitare me Malin e Zi
Merz: Irani duhet të ndalojë së luajturi me kohën
Bojan Jevtiq dënohet me 6 vjet burgim për spiunazh
Kurti: Kosovës i duhet president konsensual
Konfirmohet data e samitit BE-Ballkani Perëndimor