Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson, përmes një letre dërguar grupit lobues “Miqtë Konservatorë të Izraelit”, ka thënë se ndonëse qeveria e tij ka respekt për pavarësinë e GjND-së, i kundërshton hetimet e kësaj gjykate për krimet e luftës në territoret palestineze.
“Ky hetim e jep përshtypjen se është sulm i posaçëm dhe paragjykues ndaj një miku dhe aleati të Mbretërisë së Bashkuar”, thuhet në letrën e shefit të qeverisë britanike.
Ndaj kësaj letre reagoi misioni diplomatik i Palestinës në Britaninë e Madhe. Përmes një deklarate, ky mision tha se letra është kontradiktë për shumë keqardhje në raport me ligjin ndërkombëtar dhe politikat e mëhershme britanike, shkruan The Guardian, transmeton Gazeta Express.
“Ajo shënon një pikë të ulët të raporteve Mbretëri e Bashkuar – Palestinë dhe e minon kredibilitetin e Mbretërisë së Bashkuar në skenën ndërkombëtare. Është e qartë se Britania tani beson se Izraeli është mbi ligjin”, thuhet në reagimin e misionit palestinez.
Hetimet zyrtare rreth krimeve të pretenduara në Bregun e pushtuar Perëndimor, Jerusalemin Lindor dhe në Rripin e Gaza-s filluan muajin e kaluar. Në këto hetime pritet të përfshihen lufta e vitit 2014 në Gaza, përleshjet kufitare në Gaza më 2018 dhe ndërtimi i vendbanimeve izraelite në Bregun Perëndimor.
Këto hetime i vënën në rrezik nga ndjekja penale qindra izraelitë, përfshirë ushtarë dhe figura të larta politike. Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, i ka kundërshtuar hetimet e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, duke i cilësuar ato si “antisemitizëm i pastër dhe kulm i hipokrizisë”.
Sidoqoftë, kryeprokurorja e GjND-së, Fatou Bensouda, ka deklaruar se ka bazë të arsyeshme për t’i zhvilluar këto hetime dhe se me këtë rast synohet të vendoset drejtësia për viktimat e të dyja palëve, izraelitëve dhe palestinezëve.
Çmimi i arit thyen rekord historik, kapërcen për herë të par...
Hamza takon Malajn, flasin për forcimin e lidhjeve kombëtare...
Edi Rama takohet me homologun izraelit, Benjamin Netanyahu
Rreth 90 të lënduar kur rrufeja ra pranë një tubimi në mbësh...
KQZ ka shkatërruar materialet zgjedhore të zgjedhjeve lokale...
Zgjerim hetimesh për zgjedhjet e 12 tetorit kërkojnë 33 ish-...