Një ministër i lartë i qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar ka paralajmëruar Bashkimin Evropian pasi presidenti i Komisionit Evropian kërcënoi të bllokonte eksportet e vaksinave, duke thënë se “bota po ju shikon”.
Ministri i Mbrojtjes, Ben Wallace tha se do të ishte “kundërproduktive” bllokimi i eksporteve të vaksinës AstraZeneca, një ditë pasi Ursula von der Leyen tha se një ndalim ishte i mundur.
Komisioni – i cili është përgjigjur duke bërë thirrje për qetësi – akuzon kompaninë për dështimin në përmbushjen e objektivave të rëna dakord, raporton euronews.
“Bashkimi Evropian duhet ta dijë se pjesa tjetër e botës po e shikon Komisionin se si sillet për këtë”, tha Wallace për Sky News. “Nëse kontratat prishen … kjo është një gjë shumë e dëmshme që do t’i ndodh një blloku tregtar që krenohet me ligjin”.
BE dhe Britania e Madhe kanë kundërshtuar për javë të tëra lidhur me eksportet e vaksinave. Kontinenti përballet me një mungesë të vazhdueshme dhe vendet po përpiqen të shpejtojnë programet e tyre.
“Tirana, Shkupi, Prishtina janë bashkë”, studentët nga Kosov...
Nis protesta në Tiranë, studentët marshojnë drejt ambasadës ...
Shembet mbikalimi në Korenë e Jugut, tre të vdekur
Dalin në shitje biletat për ndeshjen Çeki–Kosovë
Aksident i rëndë në Tiranë, makina përplas për vdekje 21-vje...
Protesta në Tiranë për gjuhën shqipe, studentët nisin marshi...