Britania po e shton furnizimin e saj të sistemeve të armëve për Ukrainën në “përgjigje ndaj akteve të mëtejshme të agresionit nga Rusia”, tha të mërkurën ministri i Mbrojtjes i Mbretërisë së Bashkuar, Ben Wallace, raporton CNN.
Britania i ka dërguar në Ukrainë 3,615 armë antitank dhe gjithashtu së shpejti do të vazhdojë me një ngarkesë të vogël raketash antitank Javelin, u tha ai ligjvënësve në parlament.
Wallace tha se “furnizimi fillestar do të ishte 2,000 armë antitank New Light, armë të vogla dhe municione”, por kjo është rritur dhe MB do të vazhdojë të japë më shumë.
“Së shpejti do të fillojmë dërgimin e ngarkesës së vogël të raketave antitank Javelin”, tha ai duke shtuar se të gjitha armët konsiderohen si “sisteme mbrojtëse” dhe janë “të kalibruara që të mos përshkallëzohen në një nivel strategjik”.
Mbretëria e Bashkuar po konsideron gjithashtu furnizimin e Ukrainës me raketa anti-ajrore të shpejtësisë së lartë Starstreak.
PDK mban sot konferencë për media
Rinumërimi i votave përfundon sot, 88% e vendvotimeve janë r...
E dhimbshme: Sot varroset Hekuran Hoxha, biznesmeni nga Gjak...
Kurti dhe Vitia sot vizitojnë Odën e Mjekëve të Kosovës
Mot i vranët e me reshje shiu sot
Thaçi dhuron veturën zyrtare për OVL e UÇK-së së Obiliqit