Kryetarja e bashkisë së Calais ka fajësuar Britaninë për rritjen e numrit të emigrantëve në qytetin portual francez.
Natasha Bouchart pretendon se emigrantë po refuzojnë të zhvendosen nëpër strehimore, sepse nuk “duan asgjë nga Franca”, transmeton portali arbresh.info
Në vend të kësaj, ekonomia e Calais vuajti, pasi emigrantët e lidhur me Britaninë u përpoqën të kalonin kufirin, ndërkohë që qeveria e Mbretërisë së Bashkuar nuk tregoi gatishmëri për të marrë përgjegjësi, tha ajo.
Presidenti francez Emmanuel Macron është në Calais sot duke vizituar një qendër pritjeje emigrimi dhe ka takuar zonjën Bouchart, përpara një takimi me Theresa May të enjten.
Ai tashmë ka kërkuar që Mbretëria e Bashkuar të paguajë më shumë para në Francë për të kontrolluar kufirin në Calais – një marrëveshje e bërë në traktatin Le Touquet që në mënyrë efektive lejon Britaninë të vendosë kufirin e saj në Francë, dhe Franca të kryej kontrollet kufitare në Britani.
Bouchart tha se zyrtarët britanikë “nuk kanë ndërmend” të rinegocojnë kushtet e marrëveshjes Le Touquet./Arbresh.info/
Rusia sulmon Ukrainën me dronë dhe raketa, dëmtohet infrastr...
21 vjeçari ndalohet me lëndë narkotike në Kaçanik
Komandanti i KFOR’it mbledh përfaqësuesit diplomatikë të QUI...
Ikona e muzikës shqiptare, Ilir Shaqiri feston ditëlindjen e...
Tri ndeshje të forta sot në Superligën e Kosovës
Tre të mitur raportohen të zhdukur