Sipas Ministrisë së Mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar ekziston një “mundësi realiste” që presidenti rus Vladimir Putin të shpallë aneksimin e rajoneve të pushtuara të Ukrainës kur ai t’i drejtohet parlamentit rus (të premten).
Referendumet e diskredituara janë duke u zhvilluar në zonat e pushtuara të vendit prej disa ditësh dhe pritet të përfundojnë sot, raporton bbc transmeton arbresh.info
Ukraina dhe perëndimi thonë se rezultati është vendosur tashmë nga Kremlini dhe do të përdoret si një justifikim për një posedim të paligjshëm të tokës.
“Udhëheqësit e Rusisë pothuajse shpresojnë se çdo njoftim i pranimit së kësaj çështje do të shihet si një justifikim i ‘operacionit ushtarak special’ dhe do të konsolidojë mbështetjen patriotike për konfliktin”, njoftojnë nga Ministria e Mbrojtjes së Britanisë së Madhe. /arbresh.info/
Vërshimet, dhurohen 500 mijë euro për vetëm tri orë
Komuna e Mitrovicës ndan 500 mijë euro për vërshimet
Peci tregon pse s’e ka shkarkuar këshilltarin e dënuar për v...
Mozzik ofron 20 mijë euro për të prekurit nga vërshimet
“Bashkë ia dalim” – Mbrëmje humanitare për familjet që pësua...
OKB paralajmëron për rritje të numrit të refugjatëve ukraina...