Britania e Madhe ka miratuar vaksinën antiCOVID-19 Pfizer/BioNTech për përdorim te fëmijët e moshës 12 deri në 15 vjeç.
Agjencia Rregullatore britanike e Barnave dhe Produkteve të Kujdesit Shëndetësor (MHRA) autorizoi sot përdorimin e vaksinës në grupmoshën më të re pas një rishikimi të sigurisë, cilësisë dhe efikasitetit të saj.
Vaksina Pfizer ishte e para që u autorizua për përdorim në BM në fund të vitit të kaluar, raporton ATSh.
“Ne kemi rishikuar me kujdes të dhënat e provave klinike te fëmijët e moshës 12 deri në 15 vjeç dhe kemi arritur në përfundimin se vaksina antiCOVID-19 Pfizer/BioNTech është e sigurt dhe efikase në këtë grup moshë dhe se përfitimet e kësaj vaksine tejkalojnë çdo rrezik”, tha Dr. June Raine, kreu ekzekutiv i MHRA.
“Asnjë shtrirje autorizimi nuk miratohet nëse nuk janë përmbushur standardet e pritura të sigurisë, cilësisë dhe efektivitetit”, shtoi Raine.
Sipas saj, tani pritet që Komiteti i Përbashkët për Vaksinimin dhe Imunizimin (JCVI) të këshillojë nëse kjo grupmoshë do të vaksinohet si pjesë e programit të vaksinimit.
Vetaksidenti tragjik në Pejë, identifikohet viktima me ndihm...
AKB kërkon pezullimin e vendimit të ZRRE-së, paralajmëron së...
Kurti: Kinemaja “Lumbardhi”, monument i trashëgi...
FSHF njofton tifozët se kur përzgjidhen fituesit e biletave ...
Vetaksident tragjik në Pejë, Prokuroria: Jemi në pritje të i...
Gjesti shpërthen në lot gjatë koncertit kur takon fansin e t...