Qeveria e Britanisë së Madhe ka premtuar deri në 10 milionë paund (12,9 milionë dollarë) në ndihmë të Myanmarit, i cili u godit të premten nga një tërmet i fuqishëm 7,7 ballë.
“Paketa shërben për të mbështetur reagimin humanitar në zonat më të goditura nga tërmeti, me fokus në furnizimin me ushqim dhe ujë, ilaçe dhe strehim”, tha Ministria e Jashtme.
Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7,7 goditi Mianmarin në mesditën e së premtes.
“Britania e Madhe po dërgon mbështetje të menjëhershme për popullin e Myanmarit pas tërmetit shkatërrues”, tha Jennifer Chapman, ministre e shtetit për Zhvillimin.
“Partnerët lokalë të financuar nga Britania e Madhe tashmë po mobilizojnë një përgjigje humanitare në terren dhe kjo paketë prej 10 milionë paundësh do të forcojë përpjekjet e tyre”, shtoi ajo.
“Unë shpreh ngushëllimet e mia më të thella për popullin e Mianmarit pas kësaj ngjarje tragjike”, tha Chapman.
Tërmeti që goditi Myanmarin kishte një epiqendër pranë Mandalay, qyteti i dytë më i madh i vendit, duke bërë që ndërtesat në shumë zona të rrëzoheshin përtokë duke shkaktuar dëme të shumta.
Numri i të vdekurve në Myanmar deri më tani ka arritur në 1 644, me më shumë se 3 400 të plagosur, por shifrat e viktimave mund të rriten në mijëra për shkak të afërsisë së zonave të populluara me epiqendrën dhe cenueshmërisë së shumë strukturave.
Ismail Qemali e Nënë Tereza shfaqen në sheshin më të famshëm...
Vdes pjesëtari i Policisë së Kosovës, Skender Dvorani
Macron e uron Magyarin për fitoren: Të ecim bashkë drejt një...
U deklaruan miq të ngushtë, por Ludo Lee thotë se nuk ka kon...
Vikor Orban humbi pas 16 vitesh në pushtet/ Von der Leyen pë...
Serbia promovon kriminelet e luftës, ngjall reagime për revi...