Agjencia Rregullatore e Barnave dhe Produkteve të Kujdesit Shëndetësor (MHRA) e Mbretërisë së Bashkuar ka njoftuar sekuestrimin më të madh të barnave të paligjshme për humbje peshe të regjistruar ndonjëherë.
Agjencia bastisi një fabrikë që prodhonte mijëra injeksione të barnave të palicencuara në një depo në Northampton. Në total, u sekuestruan 2,000 shiringa me substancat tirzepatide dhe retatrutide, të cilat janë barna të pamiratuara në Mbretërinë e Bashkuar për humbje peshe, së bashku me dhjetëra mijëra shiringa bosh dhe kimikate të papërpunuara.
Vlera e parashikuar e sendeve të sekuestruara tejkalon 250,000 paund, ndërsa u identifikuan afërsisht 20,000 paund në para të gatshme, të cilat vlerësohet se lidhen me tregtinë e paligjshme të drogës.
Operacioni dy-ditor, pjesë e goditjes së MHRA-së kundër tregtisë së paligjshme të barnave për dobësim, ishte i pari i këtij lloji që u zbulua në Anglinë qendrore. “Kjo është një fitore në luftën kundër kriminelëve të paturpshëm që po vënë në rrezik jetën duke shitur ilaçe të rrezikshme dhe të paligjshme për humbje peshe të injektueshme, me qëllim që të fitojnë para të shpejta”, tha Sekretari i Shëndetësisë Wes Streeting. / abcnews.al /
Çmimi i arit thyen rekord historik, kapërcen për herë të par...
Hamza takon Malajn, flasin për forcimin e lidhjeve kombëtare...
Edi Rama takohet me homologun izraelit, Benjamin Netanyahu
Rreth 90 të lënduar kur rrufeja ra pranë një tubimi në mbësh...
KQZ ka shkatërruar materialet zgjedhore të zgjedhjeve lokale...
Zgjerim hetimesh për zgjedhjet e 12 tetorit kërkojnë 33 ish-...