Brexit duket se ka sjellë mjaft përfitime, jo vetëm politike por edhe ekonomike, për liderin e partisë po me të njëjtin emër. Në llogarinë e Nigel Farage shkojnë 33 mijë euro çdo muaj, për shkak të shfaqjeve të tij publike me qëndrime kundër Bashkimit Europian.
Mediat britanike kanë zbuluar se këto para shkojnë në xhepat e politikanit euroskeptik me anë të kompanisë së tij të marrëdhënieve publike.
Farage drejton një emision në një radio të Britanisë dhe shpeshherë ftohet si analist nga Fox News në SHBA për të sulmuar BE-në. Gjithashtu shfaqet edhe në ekrane të tjera kontroverse, si ai i “Russia Today”, që konsiderohet i lidhur me Kremlinin.
S’ka asgjë konkrete nga interesimi i Realit për yllin e Live...
OKB pritet të votojë sot për një plan për hapjen e Ngushticë...
Begaj uron NATO-n në 77-vjetorin e themelimit: Shqipëria, pa...
I mituri sulmon tre policë në Zubin Potok, përfundon në mbaj...
Babai raporton vajzën e zhdukur në polici, rasti nën hetime
I mituri ther me thikë bashkëmoshatarin në Podujevë, arresto...