Plani sekret i Boris Johnsonit për brexitin sipas disa mediave britanike është ta mbylle parlamentin për 5 javë. Kryeministri i Britanisë kërkon t’ua ndalojë me çdo kusht ligjvënësve shtyrjen e shkëputjes nga BE-ja, e parashikuar të ndodhë në 31 tetor.
The Oberserver thotë se zotëron një email të shkruar këto 10 ditët e fundit e të dërguar në Downing Street, ku shihet qartë se kreu i ekzekutivit kërkon këshilla mbi ligjshmërinë e mbylljes së Dhomes seë Komuneve.
Udhëzimi fillestar që jepet është se në kuadrin ligjor, iniciativa konsiderohet e mundshme, e do të rrëzohej vetëm nga një kërkesë dërguar gjykatave nga deputetet anti-brexit. Ligjvënësit britanike të cilët e kundërshtojnë largimin nga Bashkimi Europian reaguan me zemërim ndaj këtyre raporteve.
Mbylljen e Dhomës së Komuneve, ata e shohin si sfidë ndaj demokracisë dhe një gjest krejtësisht të papërgjegjshëm. Duket se pakënaqësi ka edhe mes disa konservatorëve që e pëlqejnë qëndrimin në bllokun europian.
“Ai email, në qoftë i vërtetë, dëshmon përçmimin që Boris Johnson ka për këtë institucion. Të përjashtosh këtë dhomë nga një krizë kombëtare që kërcënon të ardhmen e vendit tonë, është totalisht e gabuar, u shpreh ish prokurori i përgjithshëm Dominic Grieve.
Dhoma e Komuneve rinis punën në 3 shtator, dhe një mbyllje 5 javore do t’ia ndalonte asaj aktivitetin deri në 17 tetor, kur do të ishte ndërkohë tepër vonë për të frenuar brexitin./tch/
Rahoveci 029 mposht Sigal Prishtinën, Ylli triumfon në Gjako...
Një 20-vjeçare nga Tetova ka pësuar lëndime të rënda pasi ka...
Franca kundër SHBA për dërgimin e anijeve luftarake në Ngush...
Nesër nis zbatimi i ligjit për të huajt
Lehtësirat e Qeverisë ndaj qytetarëve serbë, Terras: Marrëve...
OVL-UÇK reagon pas vendimit të Qeverisë për lehtësira për se...