Kancelarja gjermane Angela Merkel ka përshkruar planet e Mbretërisë së Bashkuar për të siguruar të drejtat e shtetasve të BE në Britani pas Brexit si “një fillim i mirë”.
Megjithatë, ajo tha se kishte “shumë pyetje të tjera” rreth Brexit dhe kishte “ende shumë për të bërë”.
Propozimi i Britanisë së Madhe u zbulua nga kryeministrja Theresa May në një samit të BE në Bruksel të enjten, shkruan arbresh.info.
Ajo do t’u jepte emigrantëve të BE të cilët kishin jetuar në Britani të Madhe për pesë vjet një “status të ri të vendosur në MB”.
Kjo do t’u lejonte atyre të qëndrojnë në vend dhe të kenë qasje në shëndetësi, arsim dhe përfitime të tjera.
Plani do të ndikonte në 3.2 milionë qytetarë të BE që tani jetojnë në MB./arbresh.info/
Moldavia dënon tre persona për planifikim të trazirave pas t...
James Rodriguez transferohet në MLS
E shtune pranverore me temperatura deri në 12 gradë Celsius
Spiropali: Integrimi Europian i Shqipërisë, interes strategj...
Alba kërkon të mbulohet në “Big Brother”
Për aknet hormonale, provoni këtë çaj