Kancelarja gjermane Angela Merkel ka thënë se do të luftojë për një “Brexit të rregullt” deri në “orën e fundit”.
Merkel tha se ngjarjet e tanishme janë një “gjendje plot dyshime”, duke shtuar se liderët e BE-së do të përpiqen të reagojnë ndaj çfarëdo që propozon Mbretëria e Bashkuar, transmeton portali arbresh.info
Britania e Madhe do të largohet nga BE në 10 ditë me ose pa marrëveshje.
Kryeministri Theresa Maj po i shkruan Presidentit të Këshillit Europian Donald Tusk që të kërkojë një zgjatje të procesit dhe do të takohet me krerët e BE në fund të kësaj jave.
Merkel ka refuzuar të përgjigjjet nëse do të mbështeste një shtyerje të procesit.
Në një konferencë në Berlin ajo tha se “do të luftojë për një Brexit të rregullt deri në orën e fundit”.
“Nuk kemi shumë kohë…dua të them që nuk jam në gjendje të spekuloj se çfarë do të bëj të enjten sepse kjo varet nga ajo që Theresa May do të na tregojë”.
Në anën tjetër edhe Presidenti francez, Emmanuel Macron ka theksuar se kërkesa për shtyrje të Brexit do të sjellte paqartësi të mëdha./arbresh.info/
Moti sot në Shqipëri
Irani hedh poshtë kërkesën e Trump për të hapur Ngushticën e...
Pasojat e luftës ndihen edhe në mjedis, paralajmërimi i OKB:...
Irani, vendi me ndërprerjen më të gjatë të internetit në his...
Kurti e Abdixhiku takohen sot për çështjen e presidentit
Moti sot me diell dhe vranësira, temeraturat arrijnë 23°C