
Brexit supporters hold signs during a "Leave Means Leave" rally in London, Britain January 17, 2019. REUTERS/Simon Dawson
Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson i ka thënë Kabinetit të tij se marrëveshja për Brexit mund të arrihet, por negociatorët e BE-së kanë paralajëmruar se planet e tij nuk janë të qarta dhe nuk janë të mjaftueshme për një marrëveshje.
Johnson tha se përderisa shihet një shteg për marrëveshje, ende kërkohet punë e madhe, ndërsa ka shtuar se Britania e Madhe është duke u përgatitur që të largohet nga blloku në fund të muajit, sikurse është parashikuar.
Ky paralajmërim i dhënë brenda Kabinetit qeveritar në Angli duket se ka lëkundur humorin në Bruksel.
Negociatori kryesor i BE-së për Brexit, Michel Barnier ka informuar qeveritarët e bllokut se bisedimet nuk kanë dhënë asnjë përparim dhe se propozimet e Britanisë së Madhe po bien ndesh me kërkuesat, kryesisht te zona doganore.
Bisedimet mbi Brexit do të vazhdojnë të hënën.
Sipas burimeve të “Bloomberg” në takimin mes Barnier dhe Sekretarin e Përgjithshëm të Këshillit të BE-së Jeppe Tranholm-Mikkelsen është thënë se ambasadorët e 27 vendeve të mbetura në BE kanë deklaruar se marrëveshja do të jetë shumë e vështirë të arrihet përpara samitit që pritet të mbahet gjatë kësaj jave.
Kancelarja gjermane Angela Merkel i ka thënë Britanisë së Madhe se pas daljes nga BE, ajo do të bëhet “konkurente e mundshme” në tregjet globale, së bashku me Kinën dhe SHBA-të. /arbresh.info/
Zelensky: Sulme të reja ruse në infrastrukturën civile
Vrasja e biznesmenit në Elbasan, Gjykata lë në burg të arres...
Policia e Shtetit sekuestron qindra fishekzjarrë në Tiranë
E trishtë: 2-vjeçari shqiptar në Greqi humb jetën pasi u sul...
Rama: Vijojmë punën për të liruar hapësirat publike të zaptu...
AAK ngre alarm për probleme teknike në regjistrimin e votues...