Në Brazil, vendi i dytë në botë më i prekur nga COVID-19, me 892 vdekje të reja në 24 orët e fundit është rritur në 42.729 numri i viktimave.
Ministria e Shëndetësisë bën të ditur se me 892 vdekjet e reja në 24 orët e fundit numri i viktimave në Brazil ka arritur në 42.720 ndërsa me 21.704 raste të reja ka arritur në 850.514 numri i rasteve.
Qendra tregtare e vendit, rajoni Sao Paulo me një popullsi prej rreth 46 milionë banorë është rajoni më i prekur në vend nga pandemia me 172.875 raste dhe 10.581 vdekje nga virusi.
Ndërsa në Rio de Janeiro i cili pas Sao Paulo-s është rajoni më i prekur nga pandemia, virusi ka shkaktuar vdekjen e 7.592 personave dhe ka prekur 78.836 të tjerë.
Brazili dje kaloi Britaninë e Madhe sa i përket numrit të vdekjeve nga COVID-19 ndërsa pas SHBA-së u bë vendi i dytë në botë ku janë regjistruar më shumë vdekje dhe raste. Brazili cilësohet si “epiqendra e pandemisë” në Amerikën Jugore.
“Ka qëndruar afër një djali që më ka pëlqyer”, Elijona e aca...
Cili është komuniteti më i diskriminuar në kontinent? BE me ...
Pacolli për Rugovën: Madhështia e tij qëndronte në thjeshtës...
Valon Berisha do t’i bashkohet gjigantit boshnjak
Forcat izraelite vrasin 11 palestinezë në Gaza, përfshirë dy...
Rama: E paimagjinueshme që SPAK ende nuk ka ngritur akuza pë...