Ministria e Shëndetësisë e Brazilit njoftoi se me 50.032 raste të reja që janë regjistruar në 24 orët e fundit, ka arritur në 3.582.362 numri i përgjithshëm i rasteve me COVID-19 në vend.
Për shkak të koronavirusit të ri (COVID-19), në 24 orët e fundit në Brazil janë shënuar 892 vdekje, në Indi 912 dhe në Meksikë 644.
Ministria e Shëndetësisë e Brazilit njoftoi se me 50.032 raste të reja që janë regjistruar në 24 orët e fundit, ka arritur në 3.582.362 numri i përgjithshëm i rasteve me COVID-19 në vend, ndërsa bilanci i viktimave ka shkuar në 114.250 me 892 vdekje të reja.
Ndërkohë, numri i personave të shëruar nga virusi ka arritur në 2.709.638.
Me një popullsi prej më shumë se 211 milionë banorësh, Brazili cilësohet si “epiqendra e pandemisë” në Amerikën Latine.
Indi
Ministria e Shëndetësisë e Indisë tha se numri i të infektuarve me virusin është rritur në 3.044.940, ndërsa me 945 vdekjet e reja në 24 orët e fundit, numri i viktimave nga COVID-19 ka shkuar në 56.706.
Deri më tani, numri i personave që janë shëruar nga COVID-19 në Indi ka arritur në 2.280.566.
Sipas faqes së internetit “Worldometer”, e cila përpilon të dhënat në lidhje me COVID-19, India radhitet në vendin e tretë në botë për sa i përket numrit të rasteve.
Meksikë
Ministria e Shëndetësisë e Meksikës njoftoi se me 644 vdekjet e reja të shënuara në 24 orët e fundit, numri i viktimave nga COVID-19 në vend është rritur në 60.254. Ndërkaq, me 6.482 raste të reja, numri i të infektuarve me COVID-19 është rritur në 556.216.
Deri më tani, në vend janë shëruar 380.492 persona të prekur me COVID-19.
Numri i vdekjeve nga COVID-19 në Meksikë tejkaloi për herë të parë shifrën 500 më 27 maj. Në Meksikë, rasti i parë me COVID-19 u regjistrua më 28 shkurt, ndërsa vdekja e parë më 19 mars./AA/
Durmishi: Rrugët në brezin kufitar po rrisin sigurinë dhe zh...
Salah vendimtar, Egjipti fiton me rikthim ndaj Zimbabwes në ...
“Jemi takuar në një kafene”, Edi flet për njohje...
Festimet me fishekzjarre për zgjedhjet lokale shkaktojnë 18 ...
Isak operohet me sukses pas dëmtimit të rëndë, Liverpool del...
Osmani nga Washingtoni njofton për heqjen e vizave nga Baham...