Përmbytjet e shkaktuara nga shirat e rrëmbyeshëm në Brazilin jugor kanë vrarë 56 persona dhe kanë zhdukur 67 të tjerë të sipas të dhënave të fundit të publikuara, këtë të shtunë nga agjencia e mbrojtjes civile.
Sipas autoriteteve të Rio Grande do Sul, pothuajse 25,000 njerëz u detyruan të largoheshin nga shtëpitë e tyre pasi stuhitë goditën më shumë se gjysmën e 497 qyteteve në këtë shtet që kufizohet me Uruguain dhe Argjentinën.
Rrugët dhe urat u shkatërruan nga ujërat në shumë zona. U shkaktuan gjithashtu rrëshqitje dheu dhe u shemb pjesërisht një digë në një hidrocentral të vogël. Ekziston edhe rreziku i shembjes së një dige të dytë, në qytetin e Bento Gonçalves.
Në Porto Alegre, kryeqyteti i Rio Grande do Sul, lumi Guaiba ka vërshuar duke përmbytur rrugët. Aeroporti Ndërkombëtar i Porto Alegre pezulloi të gjitha fluturimet për një kohë të pacaktuar.
Guvernatori i shtetit Eduardo Leyte u tha gazetarëve se numri i të vdekurve mund të rritet. Në pjesët veriore të shtetit këtë të shtunë priten sërish reshje shiu dhe autoritetet u kanë bërë thirrje atyre që jetojnë në komunitetet në rrezik të kërkojnë strehim diku tjetër./abcnews.al
Kuba ndërmerr masa ekstreme për të përballuar mungesën total...
Ambasada e Kosovës në SHBA do hap dyert për bashkatdhetarët ...
Prehet torta në dasmën e Klodit dhe Elijonës
Zyrtare: Liria ndan rrugët me Liridon Lecin
Tërmet në Kosovë, ja ku ishte epiqendra
Vetura përplaset me kalin në Lushnje, plagoset një person, n...