Presidenti i Brazilit, Jair Bolsonaro, thotë se komisionet ekonomike të dy vendeve do të takohen javën e ardhshme për të forcuar marrëveshjen aktuale tregtare.
Presidenti i Brazilit, Jair Bolsonaro, ka deklaruar se vendi i tij dhe SHBA po përgatiten për më shumë “tregti të intensifikuar” midis dy vendeve në mes të krizës së koronavirusit të ri (COVID-19).
“Ministri i Punëve të Jashtme, Ernesto Araujo dhe ambasadori Robert Lighthizer, përfaqësuesi amerikan i tregtisë, folën për të diskutuar mënyrat për të zbatuar tregtinë e intensifikuar midis dy vendeve”, shkroi Bolsonaro në twitter.
Presidenti theksoi se anëtarët e Komisionit për Marrëdhënie Ekonomike dhe Tregtare në kuadër të Marrëveshjes SHBA-Brazil mbi Tregtinë dhe Bashkëpunimin Ekonomik (ATEC) “do të takohen javën e ardhshme për të thelluar fushat e marrëveshjes dhe çështjet ekzistuese në marrëdhëniet tregtare”
Përderisa koronavirusi goditi ekonomikisht çdo vend për shkak të bllokimeve dhe karantinave, Brazili dhe SHBA vazhdojnë të forcojnë bashkëpunimin e tyre.
Në fillim të marsit, Brazili gjithashtu nënshkroi një pakt për të forcuar lidhjet ushtarake me SHBA-të.
Përderisa Washingtoni po promovon Brazilin si “aleatin e tij të madh jashtë NATO-s”, i cili po kërkon anëtarësim në Organizatën për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim, Brazili dëshiron bekimin e SHBA-ve për politikën e jashtme, veçanërisht për Venezuelën./aa/
Pamje nga vetaksidenti tragjik në Dollc të Klinës, shoferi n...
Ndahet nga jeta ish-luftëtari i UÇK-së nga Jabllanica e Madh...
Dyshja e Kosovës në formacionin e sezonit në Zvicër
e-Albania 2.0, Rama tregon platformën: Hap i ri në transform...
Ushtria izraelite sulmon flotën humanitare që shkonte në Gaz...
Bajrami: Kurti e ka gojën plot zhvillim e lulëzim ekonomik, ...