Shtatë persona kanë humbur jetën pasi një masë e madhe shkëmbore ka rënë mbi varkat me turistë të cilët po shijonin një shëtitje në një lumë në shtetin Minas Gerais në Brazil, transmeton Anadolu Agency (AA).
Si pasojë e fatkeqësisë në lumin Furnas në afërsi të qytetit Capitolio, tre persona figurojnë të zhdukur, bëri të ditur Departamenti i Zjarrfikësit në Minas Gerais në një deklaratë.
Shkëmbi ka prekur të paktën tri varka, duke shkaktuar lëndimin e të paktën 30 personave.
Siç njoftohet, operacionet e kërkimit janë ndërprerë për shkak të uljes së dukshmërisë dhe do të vazhdojnë nesër.
Mediat lokale raportuan se ende nuk dihet identiteti i tri femrave dhe katër meshkujve që humbën jetën.
Pamjet nga rënia e shkëmbit gjigant janë përhapur shpejt në rrjetet sociale.
Megjithëse nuk është specifikuar shkaku i fatkeqësisë, ekspertët supozojnë se shkëmbi ka rënë për shkak të një vorbulle uji ose erozionit të shkaktuar nga ekspozimi i fundit i shtetit Minas Gerais ndaj rrebesheve të mëdha.
Parashikimi i motit për sot
Fluksi në pikat kufitare: 1 km kolonë në Muçibabë
Rama paralajmëron taksë: Nga 1 euro për veturat nga qytetet ...
Bllokime rrugore në Shkodër, mbi 200 mjete të ndaluara nga d...
Bora përfshin Shqipërinë, Rama: Ekipet në terren për të gara...
Votat nga diaspora: LVV prin me 87.19% të votave të numëruar...