Këshilltari i Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, John Bolton tha se presidenti amerikan Donald Trump është i gatshëm për bisedime reale dhe se ajo që Irani duhet të bëjë është të kalojë nëpër derën e hapur, raporton Anadolu Agency (AA).
Bolton gjatë adresimit të tij në samitin trepalësh të sigurisë SHBA-Rusi-Izrael të mbajtur në Kudsin Perëndimor, komentoi tensionet në mes Uashingtonit dhe Teheranit.
Ai kujtoi përpjekjet e diplomatëve amerikanë për të ulur tensionet dhe akuzoi Iranin për shpërfilljen e këtyre tensioneve.
“Nuk ka asnjë dëshmi se Irani me vendim strategjik ka hequr dorë nga armët bërthamore”, tha Bolton.
Ai gjithashtu foli për bisedimet e mundshme midis SHBA-së dhe Iranit.
“Presidenti Trump ka lënë të hapur derën për bisedime reale. Ajo që duhet bërë Irani është të kalojë përmes derës së hapur”, tha Bolton.
Takimi trepalësh i sigurisë filloi dje në Kudsin Perëndimor dhe vazhdon edhe sot ndërsa temat kryesore janë zhvillimet në Siri dhe roli i Iranit në rajon.
Osmani: Kosova nuk i prenë më në besë aleatët
Abdixhiku: Në këtë rrugëtim jam bashkë me një grua të fortë ...
Arrestohet në Gjakovë një i kërkuar nga Interpol-i për vjedh...
Nis “tubimi i bashkimit” i LDK-së, Abdixhiku dhe Osmani prit...
Kurti në Shkup: VLEN-i po dëshmon se bashkimi politik ia vle...
Dy vëllezër humbin jetën brenda pak orësh në Pejë – njëri ng...