Bolton në Evropë, përgatitje për takimin Trump-Putin

epa06791923 US National Security Advisor, John Bolton, arrives for a joint press conference with US President Donald Trump and Japanese Prime Minister Shinzo Abe in the Rose Garden of the White House in Washington, DC, USA, 07 June 2018. Abe met with Trump for a working lunch ahead of the G7 Summit to be held in Canada. EPA-EFE/PETE MAROVICH

15:32 | 25 Qershor 2018
Arbresh.info

Këshilltari për siguri kombëtare i Shteteve të Bashkuara, John Bolton, nis sot një turne në Evropë.

Ai pritet të takojë aleatët amerikanë në Londër dhe Romë, përpara se të udhëtojë drejt Rusisë, më 27 qershor.

Një zëdhënës i Kremlinit ka thënë, ditë më parë, se Bolton do të diskutojë me zyrtarët rusë mundësitë për takimin e presidentit amerikan, Donald Trump, me homologun rus, Vladimir Putin.

Ministria e Jashtme e Rusisë tha se Bolton do të takojë ministrin e Jashtëm rus, Sergei Lavrov, gjatë vizitës në Moskë.

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, tha në fundjavë se Trump, me gjasë, do të takojë Putinin “në një të ardhme jo shumë të largët”.

Lokacioni i takimit të tillë nuk është zgjedhur, edhe pse zyrtarët kanë thënë se ai mund të zhvillohet në Vjenë./rel

Shpërndaje në rrjete sociale