Një ton çokollatë ka bllokuar një rrugë në Gjermani, sipas autoriteteve lokale.
Rruga u mbyll në qytetin perëndimor të Westönnen vonë të hënën, pasi një tank çokollate në një fabrikë u derdh dhe përshkoi rrugën, transmeton portali arbresh.info.
Çokollata u forcua shpejt. Rreth 10 metra katrorë u pastruan nga 25 zjarrfikës duke përdorur lopatë, ujë të nxehtë dhe pipëz saldimi.

Punonjësit e fabrikës DreiMeister gjithashtu ndihmuan me emergjencën e sheqerit.
“Pavarësisht nga ky incident zemërthyes, nuk ka gjasa që Krishtlindjet të mbesin pa çokollatë”, tha departamenti i zjarrit.
DreMeister siguroi mediat lokale se fabrika e saj do t’ kthehej punës normale të mërkurën./Arbresh.info/
Ylli i Man Cityt i vetëofrohet Barcelonës
Shoqata e Korrespodentëve: Të shtënat e mbrëmshme ishin një ...
Të shtëna me armë zjarri afër një Universiteti në ShBA, 9 pe...
Inter dështon të marrë një fitore ndaj Torinos, shtyhet fest...
Bie një foshnje në Liqenin Akumulues në Mitrovicë, nxirret m...
Llapi reagon zyrtarisht: Vetëm përfaqësuesit e autorizuar fl...