Sekretari amerikan i shtetit, Entoni Blinken sot ka ftuar palët në konfliktin izraelito- palestinez të mbrojnë civilët dhe ka theksuar se SHBA intensivisht punojnë në përfundimin e konfliktit.
“Punojmë ditë e natë përmes kanaleve diplomatike që t’i japim fund konfliktit”, ka thënë Blinken në konferencën e përbashkët për shtyp me ministrin danez për Punë të Jashtme, Jepe Kofod në Kopenhagë.
Tashmë java e dytë, që kur Izraeli po bombardon caqe në Rripin e Gazës, ndërsa militantët palestinez kanë gjuajtur raketa mbi qytete izraelite. Sipas burimeve spitalore palestineze në sulmet izraelite kanë vdekur 198 njerëz ku 58 janë fëmijë dhe 34 gra, ndërsa në sulmet nga Hamasi kanë vdekur dhjetëra njerëz, prej tyre dy fëmijë.
Blinken ka thënë se Izraeli ka të drejtë vetëmbrojtjeje, por është i shqetësuar nga lajmet se gazetarë dhe personel mjekësor janë të nënshtruar në rrezik, posaçërisht pasi Izraeli të shtunën e shkatërroi ndërtesën e Agjencisë së lajmeve Asoshietejd Pres dhe media tjera.
“SHBA kërkoi nga Izraeli shpjegim për sulmin”, ka thënë Blinken.
Gërvalla: Kadare i dha Kosovës zë botëror
Begaj viziton Shtëpinë Muze të Kadaresë në 90-vjetorin e lin...
Rreth 60 persona intervistohen në Policinë e Gjakovës për ma...
Vetëvendosje dorëzon në polici kërkesë për hetim të kontratë...
Ish-presidenti i FIFA-s, Blatter, bën thirrje për bojkotimin...
Policia në Gjakovë arreston dy persona të dënuar, ishin në a...