Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, gjatë fjalimit të tij në OKB, paralajmëroi Iranin që të mos guxojë të sulmojë interesat amerikane në Lindjen e Mesme.
Blinken deklaroi se SHBA do të reagojë me vendosmëri nëse Irani apo përfaqësuesit e tij do të sulmojnë personelin amerikan, kudo që ai ndodhet.
“Shtetet e Bashkuara nuk kërkojnë konflikt me Iranin. Ne nuk duam që kjo luftë të zgjerohet. Por nëse Irani ose përfaqësuesit e tij sulmojnë personelin amerikan kudo, mos bëni gabim. Ne do të mbrojmë popullin tonë, do të mbrojmë sigurinë tonë, me shpejtësi dhe me vendosmëri,” tha Blinken.
Më tej, sekretari amerikan i bëri thirrje Izraelit që të tregojë kujdes me civilët palestinezë dhe kërkoi më shumë ndihma, ilaç dhe furnizim me ujë për banorët e Gazës./A2cnn
65 aksidente trafiku në 24 orët e fundit
Trump kërcënon Iranin: Marrëveshje ose do ta përfundojmë pun...
Burg për personin që grabiti materiale muzikore të papubliku...
PDK ende se ka publikuar listën, Totaj thotë se u përfshinë ...
Hajnat vjedhin para nga kasaforta në një depo në Obiliq
Foshnja dyjavëshe dërgohet pa shenja jete në QKMF në Malishe...