Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken mbërriti në Egjipt, në një kohë kur Uashingtoni kërkon të rrisë presionin ndaj Hamasit dhe Izraelit për të arritur një armëpushim në Gaza.
Në vizitën e tij të 8 në rajon që kur militantët e Hamasit sulmuan Izraelin më 7 tetor, duke shkaktuar episodin më të përgjakshëm në konfliktin izraelito-palestinez prej dekadash, diplomati i lartë amerikan do të vizitojë këtë javë dhe Jordaninë e Katarin.
Blinken do të takohet me presidentin egjiptian Abdel Fattah al-Sisi në Kajro përpara se të udhëtojë për në Izrael, ku do të takohet me kryeministrin Benjamin Netanyahu dhe ministrin e Mbrojtjes Yoav Gallant.
Vizita vjen pasi presidenti amerikan Joe Biden më 31 maj përshkroi një propozim trefazor armëpushimi nga Izraeli që parashikon një fund të përhershëm të armiqësive, lirimin e pengjeve izraelitë dhe të burgosurve palestinezë dhe rindërtimin e Gazës./A2CNN
Trump refuzon ofertën e Putinit për përfundimin e luftës me ...
Kurti mbledh ministrat, thotë se premtimet po i shndërrojnë ...
Vaksinimi kundër HPV-së në Kosovë po vazhdon me rezultate po...
Cristiano Jr. u zemërua për shkak zëvendësimit, ndëshkohet n...
“Kroacia, Shqipëria dhe Kosova nuk e kërcënojnë integritetin...
Kurti tregon se cilat dokumente të strukturave paralele serb...