Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë vendosur sanksione financiare kompanisë shtetërore kineze, Zhuhai Zhenrong, për shkak të dyshimeve se i ka shkelur sanksionet ndaj Iranit. Lajmin e bëri të ditur sekretari amerikan i shtetit, Mike Pompeo.
“Kemi thënë se do ta sanksionojnë çdo veprim të sanksionueshëm dhe këtë e kemi njëmend”, tha Pompeo të hënën gjatë një fjalimi në Florida, gjatë të cilit njoftoi për sanksionet ndaj kompanisë kineze.
Ky vendim vjen në kohën e rritjes së tensioneve mes Iranit dhe shteteve perëndimore dhe mes Shteteve të Bashkuara dhe Kinës, të cilat janë përfshirë në një luftë të madhe tregtare.
Administrata e presidentit amerikan i ka ashpërsuar sanksionet ndaj Iranit pas tërheqjes nga marrëveshja bërthamore mes Iranit dhe fuqive botërore, e cila ishte arritur gjatë pushtetit të ish-presidentit të ShBA-së, Barack Obama.
Në një deklaratë të publikuar më vonë, Pompeo tha se kjo kompani kineze është përfshirë me vetëdije në blerjen e naftës së papërpunuar nga Irani.
Me anë të këtyre sanksioneve janë bllokuar të gjitha pronat e kësaj kompanie në Shtetet e Bashkuara, ndërsa shefit të saj, Youmin Li, i ndalohet hyrja në territorin e ShBA-së, shkruan “Reuters”,
Ministrja izraelite e quan ‘Bordin e Paqes’ të Trump një ‘pl...
Indonezi, të paktën 16 të vdekur dhe dhjetëra të zhdukur nga...
140 kg eksplozivë të gjetur në veri, Baliqi: Janë prodhuar n...
IA zbulon gjatë gjumit rrezikun për 130 sëmundje
Barcelona bën detyrën ndaj Oviedos, rikthehet si lidere e La...
Aksident i rëndë në Fier, vdes 35-vjeçari