Me daljen e Kinës si një superfuqi globale, për Shtetet e Bashkuara është thelbësore që të mbajë aleatët e tyre të ngushtë, e ka paralajmëruar ish-kryeministri britanik Tony Blair, Presidentin e SHBA-ve, Donald Trump.
Në një intervistë për The Ax Files, Blair tha se politika “Amerika e Para” e Donald Trump nuk është domosdoshmërisht gjë e keqe, përderisa Presidenti nuk largon aleatët globalë, transmeton portali arbresh.info
“Pse ju s’do të vendosnit Amerikën të parën? Ne do të vendosnim Britaninë të parën. Dua të them që të gjithë duhet të vendosin vendin e tyre si të parin. Por, unë këshilloj Presidentin Trump që të mbajë afër aleatët dhe botën perëndimore të bashkuar, sepse do të kemi nevojë për njëri-tjetrin ndërsa kalojmë nëpër ndryshime të mëdha gjeopolitike”, tha Blair.
Ai ka parashikuar se Kina do të jetë pesha më e rëndë gjeopolitike e ardhshme, duke paralajmëruar se aleancat do të duhet të qëndrojnë të fortë për t’u përballur me ndryshimet e ardhshme politike./arbresh.info/
Ja çka i ndodh trupit nëse flini me çorape
Era Istrefi elektrizon skenën e Big Brother VIP Kosova
Abdixhiku në Prishtinë: Zgjidhja për Kosovën është LDK
Upamecano mes Bayern Munich, Real Madrid e Paris Saint-Germa...
Goditi me thikë tri gra në Paris, policia franceze kap 20 vj...
Ish-komandanti i Forcave Detare të Shqipërisë: Banjska ndrys...