Qendrat e votimit u hapën sot në Bjellorusi për zgjedhjet presidenciale, ku autokrati i vetëpranuar Alexander Lukashenko, në pushtet që nga viti 1994 dhe në mungesë të një opozite reale, pret mandatin e tij të shtatë.
Që nga ora 08:00 me orën lokale, votuesit kanë shkuar në qendrat e votimit.
Gjatë mandatit të tij të gjashtë, Aleksandër Lukashenko ka mbytur plotësisht të gjitha mosmarrëveshjet, pas protestave të paprecedenta që e kishin atë në shënjestër, në vitin 2020, dhe që nga ajo kohë ai është afruar më shumë me Moskën, deri në pikën që i dha ushtrisë ruse territorin e tij për të pushtuar Ukrainën në 2022.
Ndërkohë, shefja e politikës së jashtme të BE-së, Kaja Kallas, i ka cilësuar zgjedhjet presidenciale në Bjellorusi si “të rreme”.
Rezultati i votimit është i sigurt, me liderin autoritar Alexander Lukashenko që do të marrë një mandat të shtatë.
”Lukashkenko është kapur pas pushtetit që prej 30 vitesh”, tha Kallas në një postim në X.
“Ai do të riemërojë veten në një tjetër palë zgjedhjesh të rreme. Kjo është një fyerje e hapur ndaj demokracisë”, shkroi ajo.
”Lukashenko nuk ka asnjë legjitimitet”, theksoi Kallas.
Rreth 6,9 milionë qytetarë kanë të drejtë të votojnë në ish-republikën sovjetike, të lidhur ngushtë me Moskën, por votimi i tyre nuk konsiderohet të jetë shumë i rëndësishëm./rtk
Talenti, Arjol Bllaca i bashkohet Prishtinës
Mustafa i LDK-së: Procesi zgjedhor po ecën mirë, shfrytëzoje...
Mbi 700 mijë qytetarë votuan deri në ora 17:00
Lewa flet hapur për të ardhmën e tij tek Barcelona
Pjesëmarrje më e madhe në votime krahasuar me zgjedhjet e 9 ...
Shoqërohet në Polici një person nën dyshimin për fotografim ...