Shtëpia e Bardhë po i karakterizon bisedimet e sotme bërthamore midis një këshilltari të lartë të Trump dhe ministrit të jashtëm të Iranit si një hap në drejtimin e duhur dhe ka konfirmuar planet për bisedimet vijuese javën e ardhshme.
“Komunikimi i drejtpërdrejtë” midis të dërguarit të Presidentit Donald Trump për Lindjen e Mesme, Steve Witkoff, dhe ministrit të Jashtëm të Iranit, Abbas Araghchi ishte “shumë pozitiv dhe konstruktiv”, tha Shtëpia e Bardhë në një deklaratë.
Witkoff “i nënvizoi Dr. Araghchi se ai kishte udhëzime nga Presidenti Trump për të zgjidhur mosmarrëveshjet e dy kombeve tona nëpërmjet dialogut dhe diplomacisë, nëse kjo është e mundur”, thuhet në deklaratë, duke i quajtur bisedimet një “hap përpara në arritjen e një rezultati reciprokisht të dobishëm”.
Deklarata e SHBA falënderoi Omanin për rolin e tij ndërmjetës në bisedime dhe theksoi se ishte e pranishme edhe ambasadorja e SHBA në Oman, Ana Escrogima.
Shtëpia e Bardhë tha se të dy palët planifikojnë të takohen përsëri të shtunën e ardhshme.
Real Madrid fiton në minutën e fundit të ndeshjes, mban hapi...
Therja me thikë në Mitrovicë të Veriut, kapet një i dyshuar
Gërxhaliu ndan pamje emocionuese nga rivarrimi i Jasharajve
Situata në Lindjen e Mesme, Hoxha: Siguria e shtetasve shqip...
Starmer i lejon ShBA’së përdorimin e bazave ushtarake, një b...
Parashikimi i motit për nesër