Bisedimet midis Presidentit të SHBA-së Donald Trump dhe Vladimir Putin të Rusisë mund të zgjasin “të paktën 6 deri në 7 orë”, tha zëdhënësi i Kremlinit, sipas mediave shtetërore ruse.
“Pala ruse pret që takimi midis Putinit dhe Trump në Alaska të përfundojë në mënyrë produktive”, tha media shtetërore RIA Novosti, duke cituar komentet nga zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov, shkruan CNN,.
Peskov tha gjithashtu se bisedimet kokë më kokë të Trump dhe Putin “do të mbahen me pjesëmarrjen e ndihmësve”, pa sqaruar se cilët ndihmës do të përfshihen, raportoi RIA.
Kremlini kishte thënë më herët se udhëheqësit do të ndihmohen nga përkthyes gjatë një bisede kokë më kokë në fillim të samitit, përpara se të vazhdojnë bisedimet gjatë një dreke pune.
“Jam shumë i qetë”, Ousmane Dembele shpjegon si ndryshoi pre...
Trump për NATO-n: Pse duhet të jemi aty për ta nëse ata nuk ...
PS përgatitet për “Vendoret 2026”, Rama: Nevojitet ristruktu...
Punime në rrjet, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të ...
Moti sot i vranët dhe me intervale me diell
Ndërrohet ora