Sipas mediave turke, një nga njerëzit më të pasur në botë, Bill Gates, gjatë pushimeve në Turqi ai ka shprehur dëshirën edhe të blejë tokë.
Mediat turke theksojnë se themeluesi i Microsoft-it po kërkon përafërsisht 741 hektarë tokë për të investuar brenda kufijve të Mugla dhe Aydin dhe se ai kishte qenë në kontakt me biznesmenë dhe kompani në Turqi për blerjen, transmeton portal arbresh.info
Besohet se për këtë qëllim ai ka zgjatur pushimet e tij në Bodrum edhe për një javë.
Kjo nuk është hera e parë që qarkullojnë zëra se Gates do të invetojë në Turqi.
Në prill, spekulimet se Gates bleu 22,000 hektarë tokë bujqësore në Thraki u shfaqën në mediat sociale dhe disa faqe lokale lajmesh, duke bërë që çmimet e tokës në zonë të rriteshin shpejt.
Ikja e fundit e Gates në Turqi që filloi të dielën në Bodrum shënon vizitën e tij të dytë në Turqi në katër muaj./DailySabah/arbresh.info/
BE mirëpret betimin e kryetarëve në komunat e veriut
Osmani uron Tajlandën për Ditën Kombëtare: Mezi pres të forc...
Milaim Zeka paraqitet në SPAK
Surprizohen fëmijët e shtrirë në Pediatri, “Super-heronjtë” ...
PDK-ja në Ferizaj publikon listën me kandidatët për deputetë
Qemajl Aliu betohet për mandatin e dytë si kryetar i Shtimes