Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka deklaruar se “fluksi ditor i refugjatëve që vijnë nga Lindja e Mesme drejt Evropës ka rënë ndjeshëm”.
Stoltenberg ishte në një vizitë në Ankara, kur tha se numri i refugjatëve që kalojnë detin Egje nga Turqia në Evropë ka rënë në mënyrë të konsiderueshme.
“Ne kemi parë reduktim të ndjeshëm në shifrat e refugjatëve. Por, unë mendoj se rëndësi ka që mos t’i japim fund patrullimeve detare, pasi është shumë herët. Sepse ne akoma shohim që ka kontrabandistë që përpiqen të kalojnë në Detin Egje. Nëse ne ndalojmë këtu kontrollet, më shumë gjasë do të shohim kthimin e një numri të lartë refugjatësh”, deklaroi sekretari i Përgjithshëm i NATO-s.
Ndërkohë, nga të dhënat e OKB-së rezulton se plot 18 mijë vetë janë përpjekur të kalojnë këtë vit në Evropë përmes detit.
Gjithashtu, OKB-ja deklaron se rreth 800 prej këtyre personave, kjo tentativë u ka kushtuar jetën. Rikthimi i itinerarit të rrezikshëm të Mesdheut u paralajmërua shumë shpejt, pas mbylljes së rrugës ballkanike dhe nënshkrimit të marrëveshjes BE-Turqi.
Drita-Malisheva, derbi i kësaj jave në Superligë
Një anëtar shpëtohet pas rrëzimit të aeroplanit të SHBA-së n...
Osmani nesër ia dorëzon detyrën kryeparlamentares Haxhiu
A po kthehet Vuçiqi në ekzekutiv? Serbia përballë zgjedhjeve...
Vdes punëtori 44 vjeçar, dyshohet se kishte rënë nga kati i ...
Në mungesë kuorumi, nuk votohet rezoluta për çmimet e naftës