Mbështetja publike për qeverinë japoneze të kryesuar nga kryeministri Shinzo Abe ka rënë për 3 përqind gjatë këtij muaji.
Sondazhi i kryer nga transmetuesi NHK, ka gjetur se numri i njerëzve që kundërshtojnë kabinetin e Abe ka rënë në krahasim me të njejtin sondazh të kryer në muajin dhjetor, transmeton portali arbresh.info
Ndër ata që e mbështesin kabinetin Abe kanë theksuar se “është më e mirë se çdo alternative”, ndërsa të tjerët mendojnë se kabineti nuk është në gjendje të zbatojë vendime politike.
Sa për kundërshtarët e politikës së kabinetit, 39 për qind thanë se nuk i besojnë kryeministrit, ndërsa 31 përqind nuk kanë shpresa të larta në aspektin e vendimeve politike.
Anketa u krye gjatë fundjavës së kaluar me mbi 1,200 njerëz që morën pjesë në sondazh./arbresh.info/
Ka filluar takimi i shumëpritur mes SHBA-së dhe Iranit
Edi Rama: Negociatat me BE-në nuk janë bllokuar, Shqipëria p...
Presidenti iranian: Delegacioni ynë do të negociojë me guxim...
Inflacioni në Kosovë arrin në 6.7%, rriten çmimet e energjis...
Haradinaj në akademinë për Agim Ramadanin: I dha vulë betejë...
Abdixhiku për Katanën: Figurë që bashkoi shpirtin e artistit...