Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, shprehu përkrahje për rishikimin e freskët të dokumenteve të klasifikuara, pasi familjet e viktimave të sulmeve të 11 shtatorit ditë më parë thanë se ai nuk është i mirëpritur në shënimin e 20-vjetorit të sulmeve pa i publikuar dosjet sekrete.
Bideni tha se e miraton rishikimin e materialit të klasifikuar për një kohë të gjatë nga Departamenti i Drejtësisë. Familjarët e viktimave besojnë se dokumentet sekrete do të dëshmojnë se udhëheqësit e Arabisë Saudite i kishin përkrahur sulmet terroriste që lanë gati 3.000 të vdekur.
Komenti i presidentit amerikan erdhi pasi 1.800 familjarë të viktimave, të mbijetuar dhe pjesëtarë të ekipeve emergjente thanë përmes një letre se ai nuk është i mirëpritur në ceremoninë përkujtimore derisa nuk i publikon dëshmitë, shkruan Independent.
Ultimatumi u bë përmes letrës që iu dërgua Shtëpisë së Bardhë të premten, ndërsa të hënën Byroja Federale e Hetimeve (FBI) është duke e rishikuar mundësinë se cilat informata mund të publikohen.
Bideni tha se administrata e tij është e përkushtuar që të sigurojë shkallë maksimale të transparencës sipas ligjit.
Rrustemi: Seanca mund të nisë edhe me një kandidat
Bashkimi e fiton derbin me Vëllaznimin
Ylli fiton ndaj Sigal Prishtinës dhe thellon krizën e kryeqy...
Musliu, Kurtit: Prej kujt po tuteni që po mbani seanca natën...
Ndërpritet seanca për mungesë kuorumi, vazhdon në ora 22:00
Haxhiu ia ndalë mikrofonin Hykmete Bajramit