Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, do ta nderojë në një ceremoni senatorin e ndjerë dhe mikun e madh të Kosovës, Bob Dole, i cili vdiq para disa ditëve.
Shefi i Shtëpisë së Bardhë pritet të mbajë një fjalim në ceremoninë që do të mbahet në mëngjes për ish-senatorin republikan dhe pretendentin për president.
Dole shërbeu për gati 36 vite në Kongres. Ai vdiq të dielën në moshën 98-vjeçare, shkruan independnet.
“Për ata si unë që e kanë pasur nderin ta quajnë shok, Bob Dole ishte një gjigant amerikan”, tha Presidenti Biden të mërkurën në një fjalim në Kansas.
Presidenti e përshkroi Dole-n si “burrë me guxim të jashtëzakonshëm, fizik e moral, hero lufte, që sakrifikoi përtej masës, që gati sa e dha jetën për vendin tonë në Luftën e Dytë Botërore, njëri ndër më të mëdhenjtë e gjeneratës së madhe”.
Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi, tha se Dole ishte “patriot që nga fillimi” dhe “person shembullor për të shërbyer me të në Kongres”. “Më dukej burrë i fjalës, të gjithë u dukej ashtu”, tha ajo./express/
PZAP rrëzon vendimin e KQZ-së, certifikon Listën Serbe për t...
Orav përshëndet konsolidimin e qeverisjes lokale në 20 komun...
Qeveria britanike ofron deri në 3000 paund për emigrantët sh...
Gjermania hedh poshtë pretendimet e SHBA për Evropën: Ne nuk...
BE mirëpret betimin e kryetarëve në komunat e veriut
Osmani uron Tajlandën për Ditën Kombëtare: Mezi pres të forc...