
Democratic Presidential candidate Joe Biden speaks at the Chase Center in Wilmington, Delaware on November 4, 2020. - President Donald Trump and Democratic challenger Joe Biden are squaring off for what could be a legal battle for the White House, running neck-and-neck in the electoral vote count, and several battleground states still in play on November 4. (Photo by JIM WATSON / AFP) (Photo by JIM WATSON/AFP via Getty Images)
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, ka uruar Giorgia Melonin, pasi ajo bëri betimin në postin e kryeministres të Italisë.
Lideri amerikan tha se mirëpret punën me Melonin në përpjekjet për të mbështetur Ukrainën në luftën e saj kundër Rusisë.
“E përgëzoj Giorgia Melonin për zgjedhjen si kryeministre e re e Italisë”, tha Biden përmes një deklarate të lëshuar nga Shtëpia e Bardhë më 22 tetor.
Meloni është bërë kryeministrja e parë grua e Italisë.
“Italia është aleate vitale e NATO-s dhe partnere e ngushtë, teksa shtetet tona së bashku adresojnë sfidat e përbashkëta globale”, tha Biden.
“Si lider i G7-s, mirëpres avancimin e mbështetjes sonë për Ukrainën, që Rusia të mbahet përgjegjëse për agresionin e saj, në sigurimin e respektimit të të drejtave të njeriut dhe vlerave demokratike dhe të një rritjeje të qëndrueshme ekonomike”, tha ai.
Meloni, partia nacionaliste e së cilës, Vëllezërit e Italisë, ka rrënjë neo-fashiste, udhëhoqi një koalicion të krahut të djathtë që fitoi zgjedhjet më 26 shtator.
Në krye të Qeverisë italiane ajo pason Mario Draghin, i cili udhëhoqi një qeveri të unitetit kombëtar dhe ishte mbështetës i sanksioneve të Bashkimit Evropian ndaj Rusisë, pasi Moska nisi pushtimin e Ukrainës në fund të shkurtit.
Pas shqetësimeve se Qeveria e krahut të djathtët e Melonit do të tërhiqet nga mbështetja e Ukrainës, kryeministrja e re italiane është zotuar se do të vazhdojë të mbështesë Kievin, pavarësisht kundërshtimeve nga disa anëtarë të koalicionit qeverisës./rel/
100 kadetë të rinj korrektues i shtohen SHKK-së
Suspendohet zyrtari korrektues në Dubravë, dyshohet për plag...
Presidenti iranian bisedë telefonike me Erdogan, mohon se ka...
Osmani pret ambasadorin britanik, diskutohet për zhvillimet ...
Zhegrova jep sinjal të fortë te Juventusi: Refuzon pushimin ...
I dënuar me 9 vite burg në Itali, arrestohet 32-vjeçari në T...