Shtëpia e Bardhë thotë se Joe Biden u takua të martën me ministrin e Jashtëm të Ukrainës Dmytro Kuleba, për të riafirmuar “angazhimin e SHBA ndaj sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës”.
Biden e informoi Kuleba-n mbi përgjigjen e SHBA-së ndaj vendimit të Rusisë për të “njohur “pavarësinë e supozuar” të rajoneve ukrainase të Donetskut dhe Luhanskut të kontrolluara nga rebelët, thotë Shtëpia e Bardhë.
Kjo përfshinte sanksione të reja të shpallura sot, dhe një zotim për të vazhduar ndihmën e sigurisë dhe mbështetjen ekonomike për Ukrainën, thotë ai.
“Presidenti Biden përsëriti gatishmërinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në bashkëpunim të ngushtë me aleatët dhe partnerët, për t’iu përgjigjur me shpejtësi dhe vendosmëri çdo agresioni të mëtejshëm rus kundër Ukrainës.
Ishte nisur drejt vendlindjes, vdes mërgimtari në aksident t...
Muriqi: Nëse kualifikohemi do të jetë si Pavarësi e dytë për...
Arrestohet një i dënuar për pastrim parash në Prishtinë
Çmimi i naftës-Rama: Bordi i Transparencës është vënë në lëv...
Përfundon aleanca mes Rogertit dhe Juelës, banori: S’ka vend...
OVL e UÇK thërret konferencë për media