Presidenti i ShBA-së, Joe Biden, i ka thënë homologut të tij kinez, Xi Jinping, se ShBA-ja është fuqimisht kundër “përpjekjeve të njëanshme” për të ndryshuar status quo-në ose për të minuar paqen në të gjithë Tajvanin.
Vërejtjet u bënë gjatë samitit të parë virtual të dy liderëve.
Biden dhe Xi diskutuan gjithashtu çështje të tjera të diskutueshme si praktikat e Kinës në Xinjiang dhe Hong Kong.
Këto janë diskutimet më thelbësore që të dy udhëheqësit kanë pasur që kur Biden mori detyrën në janar, shkruan BBC.
Xi lëshoi një paralajmërim për Biden se mbështetja e ShBA-së për pavarësinë e Tajvanit ishte si të luash me zjarrin… dhe ata që luajnë me zjarrin do të digjen, sipas mediave shtetërore kineze.
“Presidenti Biden theksoi se Shtetet e Bashkuara mbeten të përkushtuara ndaj politikës ‘Një Kinë’”, thuhet në një deklaratë të Shtëpisë së Bardhë të publikuar pas përfundimit të takimit.
“Biden kundërshton fuqimisht përpjekjet e njëanshme për të ndryshuar status quo-në ose për të minuar paqen dhe stabilitetin përgjatë ngushticës së Tajvanit”, thuhet tutje në atë deklaratë.
Politika “Një Kinë” është gur themeli i marrëdhënieve kino-amerikane. Sipas kësaj, ShBA njeh dhe ka lidhje formale me Kinën dhe jo me ishullin e Tajvanit, të cilin Kina e sheh si një provincë të shkëputur që do të ribashkohet me kontinentin një ditë./arbresh.info/
Hoxhaj: Shtatë shtete të BE-së vendosën veto kundër heqjes s...
Guardiola ka një këshillë për Xabi Alonson
Sigal Prishtina rikthehet tek fitoret në ENBL – triumf...
Vdes aksidentalisht një ushtar britanik në Ukrainë
Bayern kthehet tek fitorja në Ligën e Kampionëve, mposht Spo...
Krasniqi u bën thirrje shqiptarëve për pjesëmarrje në protes...