Presidenti amerikan, Joe Biden, ka deklaruar se ka autorizuar sanksione shtesë dhe kufizime të reja mbi Rusinë.
Në një njoftim në Facebook, ai ka theksuar se sanksionet do të kenë ndikim të madh për ekonominë ruse, transmeton portal arbresh.info
“Ne i kemi projektuar qëllimisht këto sanksione për të maksimizuar një ndikim afatgjatë mbi Rusinë dhe për të minimizuar ndikimin mbi Shtetet e Bashkuara dhe aleatët tanë”, ka shkruar Biden.
Në një fjalim gjatë të enjtes, Biden ka thënë se ka rënë dakord me udhëheqësit e G7 nga ekonomitë më të mëdha në botë që ata do të kufizojnë kolektivisht aftësinë e Rusisë për të bërë biznes në dollarë, euro, paund dhe jen./arbresh.info/
Çfarë i ndodh trupit nëse konsumoni hudhër?
Disa metoda për të parandaluar ftohjen
Italia dërgon anije për të ndihmuar në mbrojtjen e Qipros
Shtëpia e Bardhë: Fushata ushtarake në Iran mund të zgjasë k...
Dy vetura aksidentohen në autostradë, një person pëson lëndi...
168 ekspertë certifikohen në drejtësi, Gërvalla: Partnerë të...