I nominuari i demokratëve për zgjedhjet presidenciale në SHBA, Joe Biden, ka rezultuar negativ në testin për koronavirus që i është nënshtruar sot, ka njoftuar kampanja e tij nëpërmjet një komunikate, raporton agjencia Reuters.
Biden kishte kritikuar presidentin e SHBA’së, Donald Trump, se ai po e minimizon rrezikun nga koronavirusi.
Ai i ka bërë thirrje Trumpit që të shpërndajë mesazhin e duhur për qytetarët amerikanë, sa i përket maskave dhe distancës sociale.
Këto deklarime kanë ardhur pasi Trumpi, që është i infektuar me koronavirus, u ka thënë qytetarëve se nuk kanë se për çfarë të brengosen. Ai madje sot në një postim në Facebook ka thënë se shkalla e vdekshmërisë nga koronavirusi është dukshëm më e ulët se nga gripi sezonal.
Sondazhet po e shohin Bidenin në epërsi karshi Trumpit në zgjedhjet presidenciale më 3 nëntor.
Qeveria i propozon Kuvendit tre emra për Këshillin Shtetëror...
Abdixhiku për rikthimin e Osmanit: Po bashkohemi, s’ka që e ...
Trump thotë se s’do ta zgjasë armëpushimin me Iranin
Çitaku: Nuk do ta kisha besuar kurrë se në Kuvend do të kërk...
Haxhiu distancohet nga deklarata e deputetit Geci
Tragjike: Dyshohet për dy të vrarë në Memaliaj