Joe Biden ka publikuar sot tatimet e paguara në vitin 2019, sipas të cilave, ai dhe bashkëshortja e tij, Jill, kanë paguar afro 300 mijë dollarë taksa nga të hyrat vitin e kaluar, shkruan agjencia Reuters.
Kandidati demokrat për zgjedhjet presidenciale në SHBA, Biden, ka publikuar taksat e paguara vetëm pak orë para debatit të parë me kundërkandidatin e tij republikan, presidentin Donald Trump.
Sipas raportit të publikuar, Biden dhe Jill kanë paguar 346 mijë dollarë në taksa dhe pagesa tjera në vitin 2019 nga afro 985 mijë dollarë të hyra, para se të kërkonin rimbursim prej rreth 47 mijë dollarë, duke pretenduar se kanë paguar më tepër se që duhej.
Ndërkaq, New York Times kishte raportuar se presidenti i tanishëm i SHBA-së, Donald Trump, i cili po kandidon për një mandat të dytë, nuk kishte paguar fare taksa nga të hyrat në 10 nga 15 vjetët duke filluar nga viti 2000.
Sipas NYT, ai kishte paguar vetëm 750 dollarë në taksa nga të hyrat në vitin 2016 dhe 2017. Trump vetë nuk i ka publikuar pagesat e tij të taksave./gazetamk/
Aksioni në Agjencinë Kadastrale, Prokuroria del me detaje
Simeone sulmoi ashpër drejtorin sportiv të Arsenalit
Bellingham dhe Huijsen “ringjallen” në Real Madrid pas paraq...
Gjenden eshtra të dy personave në Mitrovicë të Jugut, dyshoh...
Nisin homazhet në nder të ish-kreut të Kuvendit të Shqipëris...
Tetë të vdekur dhe 36 të lënduar nga një zjarr në një qendër...