Presidenti amerikan, Joe Biden, në një intervistë për ABC News, ka mbrojtur tërheqjen e trupave amerikane nga Afganistani, ndërsa deklaroi se mendon se kriza e krijuar nuk është një dështim dhe se se nuk kishte mënyrë më të mirë për ta bërë atë.
“Nuk mendoj se kemi dështuar”, tha Biden, transmeton portal arbresh.info
“Afganistani kishte qeveri, por udhëheqësi i saj hipi në një aeroplan edhe u largua. Rënia e konsiderueshme e trupave afgane që po stërvitnin ndodhi. Thjesht ndodhi”, shtoi ai.
I pyetur nëse tërheqja e trupave amerikane do të mund të zgjidhej më mirë, Biden thjesht u përgjigj me një “jo”.
Presidenti tha se ai mendon se kaosi në vend është i pashmangshëm pas largimit të trupave amerikane, megjithëse premtoi një tërheqje të sigurt dhe të rregullt për disa muaj.
“Një nga gjërat që ne nuk e dinim ishte se çfarë do të bënin talebanët, në aspektin e përpjekjes për të ndaluar njerëzit që të dalin jashtë. Çfarë po bëjnë ata tani? Ata po bashkëpunojnë, lejojnë qytetarët amerikanë të dalin jashtë, stafin amerikan të dalë, ambasadat, etj”, tha ai./arbresh.info/
Spitali i Pejës për vdekjen e punëtorit nga Strellci i Deçan...
Haxhiu: Kujtimi për Selver Haradinajn mbetet i përhershëm
Ministria e Shëndetësisë: Sulmet në Liban vranë 89 persona d...
Ambasada amerikane: Policia e Shtetit po pajiset me dronët m...
Kur pritet ulja e çmimit të naftës në Kosovë?
Hapet autoudha Prizren–Prishtinë