Analistët po spekulojnë se ky sulm i paprecedentë – nga shteti i Iranit në territorin izraelit – do të çojë në veprime hakmarrëse nga Izraeli.
Megjithatë, sipas CNN, duke cituar një zyrtar të administratës, Presidenti Joe Biden i ka thënë tashmë kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu se Amerika nuk do të marrë pjesë në asnjë operacion sulmues kundër Iranit.
Ndërkohë, një zyrtar izraelit ka thënë për New York Times çdo përgjigje nga Izraeli do të “koordinohej me aleatët e tij”.
Kujtojmë se SHBA-të e ndihmuan Izraelin të rrëzonte pothuajse të gjithë breshërinë e 300 dronëve dhe raketave që u lëshuan nga Irani./Arbresh.info
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...